vendimi i qeverise pas rreth nje viti bllokim rikthehet aksesi i plote i tiktok ne shqiperi 698363564bca2

Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

February 4, 2026
1 minut lexim

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025.

Në vendim theksohet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhia leonardo godet spanjen pezullohet trafiku evakuohen mbi 3500 persona 6983628ac1f81
Lajmi i mëparshëm

Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën, pezullohet trafiku. Evakuohen mbi 3500 persona

siguria kufitare ne fokus drpk jugu kacanik prezanton raportin e punes 2023 2025 6983636ebbcc2
Lajmi i radhës

Siguria kufitare në fokus, DRPK Jugu-Kaçanik prezanton raportin e punës 2023–2025

Të fundit nga

Romero drejt largimit nga Tottenhami

Aventura e Cristian Romero te Tottenham mund të jetë pranë fundit. Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi argjentinas ka shfaqur prej javësh pakënaqësi ndaj klubit londinez, si për mënyrën e menaxhimit të merkatos,
ShkoLartë