Liderët e vendet të G7-ës bënë thirrje ditën e Enjte për rregullim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të kriptomonedhave pas trazirave të shkaktuar të fundi që panë stablecoin Terra të shkonte drejt kolapsit.
“Nisur nga trazirat e fundit në tregun e kriptoaseteve, G7 i bën thirrje Bordit të Stabilitetit Financiar (FSB) të avancojë në zhvillimin dhe implementimin e nj rregullimi gjithëpërfshirës,” thanë ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qendrore të vendeve të G7-ës në një dokument parë nga agjencia e lajmeve Reuters.
Takimi mes vendeve të G7-ës do të bëhet në Bonn të Gjermanisë ditën e Enjte dhe të Premte 18-20 Maj për të diskutuar një numër problematikash nga stabiliteti financiar tek pandemia e Covid-19.
Një prej zërave më të fortë që mbështet rregullimin e kriptomonedhave është guvernatori i Bankës Qendrore të Francës François Villeroy de Galhau.
Më herët ai ishte shprehur se duhej të rregullonin sa më parë këtë treg duke ngritur alarmin se vetëm një ose dy vite kishin ngelur për të vepruar. /PCWorld Albanian