Qeveria izraelite humbi shumicën parlamentare: Një deputete kundërshtoi politikën e Qeverisë ndaj arabëve

Qeveria e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett dhe zëvendëskryeministrit, Yair Lapid pësuan një goditje të rëndë të enjten kur një anëtare e parlamentit (Knesset) njoftoi se po largohej nga koalicioni qeverisës.

Deputetja e partisë Meretza, Ghaida Rinawie Zoabi i dërgoi një letër Bennettit dhe Lapidit duke u konfirmuar largimin pasi nuk e sheh më veten si pjesë të koalicionit.

Ajo gjithashtu njoftoi se nuk do të pranonte detyrën e Konsullës së Përgjithshme izraelite në Shangai, Kinë.

“Unë hyra në politikë sepse e shihja veten si përfaqësuese të shoqërisë arabe”, ka pohuar Zoabi, raporton theisraeltimes.

“Për fat të keq, gjatë muajve të fundit, për arsye të ngushta politike, liderët e koalicionit kanë preferuar të forcojnë krahun e tyre të djathtë. Udhëheqësit e koalicionit kanë preferuar gjithmonë të ndërmarrin hapa kundërthënëse rreth çështjeve kyçe që lidhen me shoqërinë arabe”, shtoi ajo.

Ajo përmendi Al-Aqsa, Malin e Tempullit, Sheikh Yarrah, prishjen e shtëpive, Ligjin për Shtetësinë dhe konfiskimin e tokës në Negev.

“Kur bëhej fjalë për nevojat e shoqërisë dhe komuniteteve arabe, strehimit, punësimit dhe arsimit, ata ishin indiferentë”, deklaroi 49-vjeçarja.

Ndryshe, largimi i saj do të thotë se opozita tashmë ka shumicën parlamentare prej 61 deputetësh dhe mund ta dërgojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat mund të mbahen në fillim ose në mes të muajit shtator të këtij viti. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendet e G7-ës thirrje urgjente për rregullimin e kriptomonedhave

Story i radhës

Përfundon pjesa e parë, ja rezultat mes Leicester e Chelseat

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish