Vëmendja në Mitrovicë e në Ferizaj

Në fundjavë luhet xhiroja e 23-të e Superligës A të Kosovës në hendboll.

Vëmendja do të jetë në Mitrovicë e po ashtu në Ferizaj, ku zhvillohen ndeshjet kryesore të xhiros.

Të dielën prej orës 20:00 në palestrën “Minatori” takohen Trepça e Vushtrria.

Trepça synon të vazhdojë me fitore dhe të forcohet në pozitën e dytë.

Ndërkohë vushtrriasit synojnë të reagojnë pasi u mposhtën nga Prishtina në çerekfinale të Kupës.

Trepça është e dyta me 26 pikë, ndërsa Vushtrria e treta me 22 pikë.

Dy ndeshjet tjera janë të shtunën. Prej orës 17:00 takohen Kastrioti e Prishtina. Kastriot kërkon fitore për të rritur gjasat për paraqitje në plejof.

Aktualisht është i gjashti me 19 pikë. Prishtina është e katërt me 21 pikë dhe synon të bëj tjetër hap drejt kthimit në rrugën e duhur.

Prej orës 20:00 të shtunën është ndeshja Rahoveci – Besa Famgas.

Kampionia dhe liderja, Besa, është favorite, por “vreshtarët” do të angazhohen maksimalisht për fitore. Besa Famgas udhëheq me 39 pikë, ndërsa Rahoveci është i pesti me 21 pikë.

Në Superligën B, të shtunën prej orës 19:30 takohen Llapi e Deçani.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 13-të. Të shtunën është ndeshja Drita – Vjosa (19:30), ndërsa ndeshjet e së dielës janë: Prizreni – Ulpiana (14:00) dhe Dukagjini – Lepenci (15:00).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas ofendimeve e debateve, Olta bën veprimin e pazakontë, ja çfarë i thotë Fotinisë

Story i radhës

Ekspertët: Suedia me pabarazinë sociale nga më të mëdhatë në botë

Të fundit nga