Pas ofendimeve e debateve, Olta bën veprimin e pazakontë, ja çfarë i thotë Fotinisë

Festa e sotme e organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ në kuadër të 90 ditëve në shtëpi, shërbeu për t’u pajtuar dy vajzat, Olta dhe Fotini. Teksa kërcenin në oborr, Olta i tha Fotinisë se gjërat që i ka thënë, ajo i’a ka keqkuptuar. Olta i kërkoi ndjesë, dhe u shpreh se të gjithë në fillim kanë menduar njësoj si Fotinia, por pasi e kanë njohur e kanë kuptuar që nuk i thotë gjërat me qëllim të keq.

Fotini: E kam marrë për keq se ashtu e flet

Olta: E kam fajin unë qe je fituese ti?

Fotini: Unë fituese jam. Mua çdo gjë mi ke marr për keq.

Fotini: Unë një vëlla kam në jetën time dhe të betohem që mi ke marrë për keq

Olta: Më vjen keq, por nuk e kam pasur asgjë të keqe. Nëse je ndjerë keq, sigurisht që të kërkoj falje, dua të të them se nuk kam pasur asgjë me ty.

Kujtojmë se Olta dhe Fotini debatuan pak ditë më parë shumë ashpër me njëra-tjetrën. Aktorja iu drejtua ish-fitueses së “BB” duke i thënë se ka mbaruar koha e saj, pasi në këtë format ‘kryefjalat’ janë ajo dhe Luizi. Olta nuk i kurseu edhe ofendimet, duke e quajtur hipokrike. Nga ana tjetër, Fotini e quan Oltën gënjeshtare pasi sipas saj, ka qënë aktorja e cila ka kërkuar mendim për çdo lëvizje që ka bërë brenda shtëpisë. Këshillat e shpeshta të Fotinisë, duket se janë bërë shkak për prishjen e marrëdhenies.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parandalohet transporti i drogës 100 mijë euro, kapen dilerat nga Haraçina në Tetovë (VIDEO)

Story i radhës

Vëmendja në Mitrovicë e në Ferizaj

Të fundit nga