Ekspertët: Suedia me pabarazinë sociale nga më të mëdhatë në botë

Pavarësisht se shpesh herë përmendet si një “shtet socialist”, shoqëria e Suedisë është bërë në realitet një nga shoqëritë me pabarazinë më të madhe në botë, sipas ekspertëve, shkruan Anadolu.

Andreas Cervenka, një nga autorët më të vlerësuar të biznesit suedez, në librin e tij të fundit, Suedia e pangopur: Si shtëpia e popullit u shndërrua në një parajsë për super të pasurit, argumenton se “Suedia socialiste” është bërë parajsë për super të pasurit.

Shprehja “shtëpia e popullit” është një frazë që përdoret për t’iu referuar një periudhe në historinë e Suedisë që bashkoi socializmin dhe kapitalizmin.

Cervenka argumenton se Suedia është bërë një nga vendet me “pabarazinë shoqërore më të lartë në botë” me nivele shqetësuese të borxhit.

Sipas Cervenkës, gjithçka tregon për një krizë shkatërruese financiare që do të vijë herët ose vonë.

Në vitin 1996, kishte 28 miliarderë të regjistruar në vend, por aktualisht janë 1.095, sipas një studimi të publikuar nga Credit Suisse Research, raportoi media Le Monde.

Në dy vitet e fundit, renditja e Suedisë për sa i përket pabarazisë ka rënë me 10 vende nga 10 në 20, sipas Indeksit të Angazhimit për Reduktimin e Pabarazisë (CRI) të Oxfam 2022.

Kjo e rendit vendin shumë prapa vendeve fqinje skandinave, zbuloi raporti i fundit i CRI-së tetorin e kaluar.

Në vitin 2017, Suedia renditej më e mira në botë në luftën kundër pabarazisë ekonomike, por që atëherë, vendi nordik ka filluar të bjerë në renditje në çdo raport të Oxfam.

CRI zbuloi se Suedia është larg që të ketë një shoqëri të barabartë dhe se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve vazhdon të rritet.

Suzanne Standfast, sekretare e përgjithshme në Oxfam Suedi, i tha TT newswire se Suedia është një vend i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) “ku pabarazia ekonomike është rritur më së shumti në dekadat e fundit”.

Sipas saj, kjo është pjesërisht për shkak se tatimi i të ardhurave nga puna është më i lartë se të ardhurat nga kapitali.

Me fjalë të tjera, njerëzit me të ardhura të ulëta “paguajnë një përqindje më të lartë të tatimit sesa njerëzit me pasuri më të mëdha”, shtoi Standfast.

Rritja e varfërisë

Suedia, shteti i mirëqenies që u themelua që nga viti 1932, ka qenë prej kohësh model i “rrugës së mesme”, përgjegjës për reduktimin e boshllëqeve socio-ekonomike.

Megjithatë, kjo ndryshoi në vitet 1990, kur pas rënies së Bashkimit Sovjetik, socialdemokratët suedezë filluan të përshtaten me politikat neoliberale të udhëhequra nga SHBA të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha për Anadolu Masoud Kamali, bashkautor i librit Neoliberalizmi, mirëqenia e shteteve nordike dhe puna sociale Sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Numri i familjeve që jetojnë nën pragun e varfërisë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, shtoi ai.

Kamali, gjithashtu një profesor i sociologjisë dhe punës sociale, mendon se prishja e modelit suedez është rezultat i politikës neoliberale të privatizimit, marketingut, çrregullimit dhe rënies së shtetit.

Suedia, tha ai, dëshironte të tërheqë investime të huaja duke ulur taksën e korporatave në vetëm 22 për qind që është “shumë e ulët” dhe në këmbim, njerëzit po përballen me ndryshime shoqërore që rezultuan në rritjen e varfërisë dita ditës.

Politika neo-liberale rezultoi në pasiguri sociale shoqërore ku rishpërndarja e burimeve nuk ndodhi, shtoi Kamali, duke thënë se hendeku social-ekonomik po ndikon shumë në arsimin, kujdesin shëndetësor, madje edhe sistemin ligjor.

Standfast argumentoi se çështja e dallimeve ekonomike nuk është përmendur gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar në vend.

“Si OKB-ja ashtu dhe Banka Botërore e ngrenë këtë çështje, por Suedia është jashtëzakonisht e qetë”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ne nuk shohim diskutime se çfarë nënkuptojnë këto hendeqe për shoqërinë tonë dhe zhvillimin tonë shoqëror, për të cilin kemi nevojë”.

Pabarazia po rritet në nivel global

Po ashtu edhe në nivel global, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur, sipas raportit të Oxfam.

Kjo veçanërisht ishte e dukshme gjatë pandemisë COVID-19 kur shumica e vendeve panë një rritje të pabarazisë ekonomike, tha ai.

Por, Daniel Waldenstrom, profesor i ekonomisë në Institutin Kërkimor të Ekonomisë Industriale (IFN Stokholm), tha për Anadolu se ekonomia globale po përballet me “sfida të mëdha”, megjithatë, sipas mendimit të tij, shpërndarja e të ardhurave në botë në tërësi është bërë shumë më e barabartë gjatë 20 viteve të fundit.

Sipas Waldenstrom, kjo është për shkak të rritjes së të ardhurave në Kinë dhe Indi, ku reformat kanë ngritur miliona njerëz nga “varfëria e plotë në statusin me të ardhura mesatare”.

Pra, kjo ka rezultuar që pabarazia e të ardhurave në nivel global të bëhet shumë më e barabartë sot se sa ishte “të themi 20 apo 30 vjet më parë”.

Ai gjithashtu theksoi se në shumë vende ka ende diferenca të mëdha të të ardhurave dhe kështu ka “më shumë hapësirë për përmirësim” në drejtim të politikëbërjes, infrastrukturës dhe investimeve.

Standfast, megjithatë, këmbënguli se trendi është negativ globalisht dhe se hendeku po bëhet më i madh pasi indeksi tregon se si vendet e pasura ashtu edhe ato të varfra “kanë dështuar keq në parandalimin e pabarazisë ekonomike”.

“Ne e shohim këtë si tepër shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh krizën e afërt ekonomike”, shtoi ai.





Story i mëparshëm

Vëmendja në Mitrovicë e në Ferizaj

Story i radhës

Elon Musk ishte përpjekur dhe kishte dështuar të merrte kontrollin e OpenAI në 2018-ën

Të fundit nga