Vëllezër dhe motra shqiptare Urime festa, festofshim me unitet e bashkim pa ndarje dhe përçarje

November 28, 2022
min lexim

Xhamadani vija vija është Kosova është Shqipëria që në fakt është Xhamadani vija vija është Kosova pa Shqipërinë dhe anasjelltas pasiqë këto dy shtete janë të ndara jo vetëm në vija administrativo-teritoriale por edhe në aspakt politik. Sa i përket ndarjes së dytë Shqipëria dhe Kosova janë të ndara njëra me tjetrën si rezultat i konkurencës politike mes dy Kryeministrave të saj Z. Edi Rama dhe Z Albin Kurti. Këtu në këtë situatë dhe në këtë realitet nuk e kërkohet fajtori por përshkruhet situata momentale në të cilën ndodhen të dyja shtetet shqiptare si rezultat i përçarjeve politike me motive personale së pari të tipit unë jamë më i rëndësishsëm dhe më i fuqishëm politikisht se ti apo unë jamë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm se ai atje. Shtetet nuk janë pronë individuale e asnjë individi por këto organizata u takojnë kombeve. Kjo vlenë edhe për Shtetin Shqiptar ky nuk është pronë vetëm e Kryeministrit të Shqipërisë e Z. Edi Rama e as vetëm e Z Kurti  por ky është shtet i të gjithë shqiptarëve, është pra shtet  edhe i imi kjo vlenë edhe për Kosovën pra edhe ky nuk është shtet vetëmse i Albin Kurtit por është shtet edhe i imi por edhe i Edi Ramës . Prandaj shqiptarët si duket në shumicë nuk kanë vetëdije kombëtare por edhe vetëdije shtetndërtuese sepse para shtetit përher e venë vetveten e tyre, pra më tepër rëndësi i japin vetes se shtetit. Për shumicën e shqiptarëve vlenë thënia unë jamë më i mençuri, më intelegjenti dhe më irëndësishmi se të gjithë dhe pikë. Individët pa shtet të fuqishëm, të zhvilluar e të përparuar janë një asgjë apo një hiç apsolut. Së pari ngritet shteti pastaj ai  zhvillohet dhe përparohet e më pas vijnë në shprehje individët.  Këta bëhen të rëndësishëm vetëm nësemundohen, angazhohen dhe sakrifikohen për shtetin e jo vetëmse për vetveten e tyre. Pra të rëndësishëm do të jenë vetëmse ata individ  që janë të dobishëm dhe kreativ për shtetin. Z Rama dhe Z Kurti askund nuk i kemi dy shtetet tona prandaj nevoitet unitet për zhvillmin dhe për përparimin e tyre të cilat në fakt për momentin i kemi shumë të dobëta ndërsa këto janë pjesë e të njëjtit trung. Unë nuk e di se si ne shqiptarët kaq të përçarë mes vete  festojmë festa kombëtare dhe mburremi me unitetin dhe patriotizmin të cilët në fakt janë më shumë verbal sesa faktik. Ndërsa patriotizmi është qështje faktike e jo verbale, o je patriot o nuk je këtu në këtë qështje mes nuk duhet të ketë. Vëllezër dhe motra shqiptare Urime dhe Gëzuar festa e shtetsisë së Republikës së Shqipërisë akoma të ndarë jo vetëm në vija adminstrative e teritoriale por edhe në vija politike. Dhasht Zoti u fshifshin këto vija ndarëse dheu zëvendësofshin me Unitet dhe me Bashkim. Dhe mos harroni se nuk ka individ të fuqishëm të mençur dhe të rëndësishëm pa shtet të zhvilluar, të përparuara dhe të forcuara nga indivd të mençur dhe intelegjent.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bllokohet udhëkryqi te Mavrovasja, shoferët privatë kërkojnë përmbushjen e kërkesave

Story i radhës

BPMV njofton për rritjen e borxhit të RMV-së

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë