Bllokohet udhëkryqi te Mavrovasja, shoferët privatë kërkojnë përmbushjen e kërkesave

Shkup, 28 nëntor – Transportuesit privatë sot prej orës 7:00 me më shumë se 30 autobusë protestojnë me bllokimin e plotë të të gjitha akseve rrugore në udhëkryqin tek “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardi “Goce Dellçev” dhe bulevardi “Kërste Penov Misirkov”. Nga transportuesi privat i autobusëve urban “Slloboda prevoz” thonë se nuk është konfirmuar kohëzgjatje e protestës sepse planifikohet të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave.

 

Nga atje paralajmërojnë se nëse së shpejti nuk zgjidhen kërkesat e tyre në ditët në vazhdim bllokada do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve për zgjidhjen e problemit aktual sot “Slloboda prevoz” duhet të realizojë takim me drejtorinë e NQP-së, ndërsa gjithashtu përfaqësues të transportuesve privatë do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

VIDEO

Për shkak të protestës së paralajmëruar, SPB Shkup prej orës 7 në mëngjes do të ndërmarrë hapa për regjim të veçantë të komunikacionit në dy bulevardet dhe rrugët përreth. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Xavi zgjedh 2 mbrojtësit më të mirë në botë

Story i radhës

Vëllezër dhe motra shqiptare Urime festa, festofshim me unitet e bashkim pa ndarje dhe përçarje

Të fundit nga