Veliaj takon ministren për Europën të Austrisë: Një mbështetëse e palëkundur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë.

Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.

“Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria!

I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time

Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët – aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit”, shkruan Veliaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova nën kontrollin e “kapove”

Story i radhës

11 mënyra që ndihmojnë të rinjtë në orientim dhe zhvillim të karrierës

Të fundit nga