Vedat Muriqi: Kemi shpëtuar

Vedat Muriqi ishte vendimtar mbrëmë në fitoren e Mallorcas ndaj Valencias 1:0 duke e shënuar golin e tre pikëve.

Sulmuesi ndihet i lumtur me kontributin e dhënë, jo vetëm në lojën e mbrëmshme, por edhe në përgjithësi në këtë sezon.

Sidoqoftë, “Pirati” dëshiron të shënojë më shumë gola që i sjellin pikë klubit ishullor spanjoll.

“Jam mjaft i lumtur sepse tashmë kemi shpëtuar pa rënë nga liga.

Fituam përsëri dhe tashmë i kam shënuar 14 gola.

Por, dua të shënoj më shumë gola që i japin pikë Mallorcas.

Nuk ma ndien nëse nuk shënoj gol nëse marrim pikë”, u shpreh fillimisht ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe i Lazios.

“Është e vërtetë që kur të shpëtosh pa rënë nga liga, është e vështirë të përgatitesh për lojën e ardhshme.

Por, është puna e jonë dhe duke e falënderuar trajnerin, punuam më shumë dhe shkoi mirë”, shtoi tutje ai.

I pyetur për paraqitjen e tij, sulmuesi prizrenas ishte i qartë.

“Nuk po bëj asgjë speciale, po e shfaq atë që e kam brenda meje.

Dhe, nëse njerëzit i vlerësojnë këto gjëra, mirë, jam i lumtur për këtë.

Shpresoj që të kem më shumë vite si ky”, përfundoi Muriqi.

Muriqi i ka realizuar 14 gola këtë sezon në La Liga, ndërsa i ka bërë edhe tre asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Story i radhës

Zyrtari i lartë rus paralajmëron për “goditje parandaluese” nëse Perëndimi i jep Ukrainës armë bërthamore

Të fundit nga