Vdiq pas akisdentit me ambulancë, prek me fjalët babai i shoferit 33-vjeçar: Jeta përfundoi dhe për ne

1 minut lexim

Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në Gjakovë, ku një 33-vjeçar, drejtuesi i ambulancës, humbi jetën pas plagëve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, i cili ka bërë një postim me fjalë të ndjera për birin e tij të vetëm që humbi jetën tragjikisht.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy vajza.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Gjakovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajm i mirë nga Selami: Nga viti i ardhshëm më shumë para për qytetarët nga TVSH-ja ime!

Story i radhës

Bashkëjetuesja largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, 59-vjçari kërkon ndihmë në polici

Të fundit nga