vdes ne qkuk personi qe u aksidentua nje jave me pare ne mitrovice 6ae5a2297cd6e

Vdes në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Mitrovicë

October 31, 2026
1 minut lexim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit shtesë 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim mjekësor.

Aksidenti ishte raportuar më 24 tetor, rreth orës 21:25.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne saraj po realizohen investime miliona euro pergatiten edhe projekte te reja 6ae54d6143f2f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Në Saraj po realizohen investime miliona euro, përgatiten edhe projekte të reja

rama kembengul per dialog u kerkon studenteve te ulen ne tryezen e bisedimeve 6ae5a27b9cb04
Lajmi i radhës

Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve

Të fundit nga

ShkoLartë