rama kembengul per dialog u kerkon studenteve te ulen ne tryezen e bisedimeve 6ae5a27b9cb04

Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve

October 31, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe këtë të shtunë, më 31 tetor, thirrjen drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, ndërsa protestat kundër tij po vazhdojnë prej më shumë se dy javësh.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama, duke iu referuar “Sofrës së Gurtë”, u ka bërë thirrje studentëve që të ulen në tryezën e diskutimeve për të shqyrtuar kërkesat e tyre lidhur me arsimin dhe për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e ngritura.

Kreu i qeverisë ka përsëritur kështu gatishmërinë për dialog, duke kërkuar që kërkesat e studentëve të diskutohen përmes komunikimit me përfaqësuesit e qeverisë.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar deri më tani ftesat e përsëritura të Ramës për bisedime, duke vazhduar protestat dhe duke këmbëngulur në kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Tubimet kundër qeverisë po mbahen prej më shumë se dy javësh, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje për nisjen e dialogut mes palëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ne qkuk personi qe u aksidentua nje jave me pare ne mitrovice 6ae5a2297cd6e
Lajmi i mëparshëm

Vdes në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Mitrovicë

tensionet ne poloni presidenti nderpret viziten ne senegal dhe kthehet ne varshave pas perplasjes per gjykaten kushtetuese 6ae5a2c499ef6
Lajmi i radhës

Tensionet në Poloni, presidenti ndërpret vizitën në Senegal dhe kthehet në Varshavë pas përplasjes për Gjykatën Kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë