​Vdes ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek

March 14, 2022
1 minut lexim

Ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek, i cili konsiderohej njohës i mirë i situatës në Evropën Juglindore, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, raportojnë mediat austriake.

Busek ndërroi jetë papritur të dielën, tha Instituti për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, të cilin ai e drejtoi si kryetar i bordit, tha për agjencinë austriake të lajmeve APA. Ai do të mbushte 81 vjeç më 25 mars.

Nga viti 1991 deri në 1995, Busek ishte kreu i Partisë Popullore Austriake (OVP). Gjatë asaj kohe, ai ishte edhe zëvendëskancelar në koalicionin e madh me Social Demokratët (SPO) dhe njëkohësisht ministër i Shkencës dhe Kërkimit, dhe që nga viti 1994 ministër i Arsimit, sipas APA.

Ai konsiderohej ekspert i situatës në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 1996, ai është koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI), ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë i dërguar i qeverisë austriake për zgjerimin e BE-së.

Ai ishte gjithashtu koordinator special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Ai mbrojti anëtarësimin e Sllovenisë dhe Kroacisë në BE dhe një rol më të madh për Bashkimin në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi për vdekjen e tij pati një jehonë të fortë në Partinë e tij Popullore, drejtues i së cilës ai ishte, si dhe në mesin e politikanëve austriakë.

Kancelari austriak Karl Nechamer e përshkroi atë si “një austriak të madh dhe një evropian entuziast”, i cili vlerësohej nga shumë njerëz, pavarësisht nga përkatësia partiake. Kryetari i Parlamentit austriak Wolfgang Sobotka e përshkroi atë si “një politikan me qëndrim, një vizionar dhe një pionier”.

Intelektuali liberal u lind në Vjenë më 25 mars 1941.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në kërkim të tipit ideal: po sikur ta kërkonim gjithmonë a do të ishte një gabim?

Story i radhës

Festë për popullin apo për oligarkët?

Të fundit nga

ShkoLartë