Festë për popullin apo për oligarkët?

Sot, më 14 mars, ishte FESTË! Dita e Verës! Por, nga shumë detaje të kujtonte festat me tavolinat e varfëra të kohës së allakomunizmo- socializmit të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, sidomos në vitet e ferrshëm 1987- 1992!

Se do të bënin festë, sa për të mbushur ca rrugë e sheshe dhe ekrane televizionesh me njerëz , me gërnetaxhinj dhe ballokume Elbasani, u kuptua apo parandje edhe nga deklarata e kryeministrit Rama, një ditë më parë, më 13 mars. Sips tij, “Lufta( Lufta në Ukrainë) paguhet me fatura, e gjithë bota i ka pranuar çmimet e larta, ne jo”! Kur e sajoi dhe shprehu këtë justifikim ai “harroi” disa fakte të forta, që nuk mbulohen as me gjethe fiku e as me kartona pikturash.

E para, bota perendimore nuk i ka rritur të gjitha çnimet e artikujve të konsumit të përditshëm jetik rreth 2 fish si tek ne, por me 10- 25 %! E dyta, bota ka rritur çmimin e karburanteve…! E treta, bota perendimore ka bërë rimbursime e ka dhënë bonuese( Greqia, 300- 400 euro për kompemsim në pagesat për energji për familjet me të ardhura të ulta)! E katërta, bota perendimore i ka pagat, pensionet dhe mbështetjen sociale 5-10 herë më të larta se ne! E pesta, bota perendimore, përgjithësisht i siguron në vend ose i merr pjesërisht nga vendet nordike, nga Kanadaja, SHBA, Argjentina, Brazili, Zelanda e Re, Australia…, grurin, misrin, mishërat, qumështin…dhe jo si ne, nga Rusia, Ukraina( Çernobili), Serbia, me çmime gati dyfish më të larta e me cilësi të dyshimtë e të rrezikshme, sepse ose vijnë nga fushat përreth Çernobilit, ose mund të jenë “prodhime për shiftarë”!

Në vend që me rastin e kësaj feste të bëheshin ulje të çmimeve në artikujt kryesorë ushqimorë dhe fruta- zarzavate, dje u vu re e kundërta. Bosët apo oligarkët, ortakë të Rama- qeverisë, nuk u shqetësuan apo nuk deshën t’ia dinë as për protestat qytetare kundr rritje së çmimeve; as për Festën e Verës; as për disa “kërcënime qeveritare”, sa për të larë gojën apo për t’ i hedhur hi syve shumicës së popullit, krejt ashiqare! Mjafton të kujtoj çmimet e disa artikujve ushqimorë. Më 12 mars 1 litër vaj luledielli “Olim” ishte 259 lekë, më 14 mars në Ditën e Verës ishte 335 lekë. 1 litër vaj ” Fjoriol” në ditën e Festës së Verës ishte ngritur në 295 lekë…1 kg miell, që po atë ditë në Gjermani ishte 0.45- 0. 50 cent( 62 lekë), nëpër tregjet e Tiranës të Edi Ramës ishte 99- 105 lekë…ose 40 lekë më shumë. Po kështu ishin rritur çmimet e makaronave, orizit, mishrave, pulërave, sallamrave, vezëve, peshqve, djathrave, gjizëve, verërave, birrërave…! Ishin rritur edhe çmimet e ballokumeve, duke u shitur edhe me 100 lekë copa. Edhe pse shumica ishin me etiketa falso Elbasani, por të prodhura jo sipas recetës, në shumë qytete të tjera…Ballokumet e 14 marsit 2022, edhe pse pmim dyfish më të lartë, ishin të ngjashme vetëm për nga forma, por jo nga aroma dhe shija me ato për të cilat, prej dekadash ka famë e të drejtë të mburret Elbasani ! Domethënë, më 14 mars ishte DITA E VERËS, tradicionalisht FESTË POPULLORE! Në të vërtetë nuk pati festë për qytetarët e thjeshtë, por për bosët dhe oligarkët e kombinatëve dhe supermerkatove ushqimore, ortakë, miq, shokë… me Edi Ramën, me shoqe e shokë për kokë!!! Nga këto rritje abuzive e të pashpirta të çmimeve, nën hundën e miqve të tyre në qeveri, në Tiranë apo për wikende dhe për të festuar nëpër botë, ata i shtuan milionat me stokë!

Epo, shyqyr, ditën e Festës së Verës, kryeministri ynë, që ka humbur gjumë e torua nga kjo krizë e re ( mbi 8 vjeçare) e rritjes së çmimeve, ndoshta duke na parë aq të pagëzuar në një Ditë Feste, na dha një lajm për t’u gëzuar! Falë “vëllezërve serbë të Enverit dhe të Edit” e siguruam edhe “bukën në vend e për popullin në vend”!!! Mos, larg qoftë, do të jemi të detyruar, si në vitet 1945- 1948, kur gjyshërit dhe prindërit tanë brohorisnin “Rroftë Shoku Tito”, tani e tutje ne të brohorasim “Rroftë Shoku Vuçiç”, Rroftë Ballkani i hapur”!!!??? Edhe një pyetje tjetër: do t’i blejmë apo do të bëjmë tregti me klering, si në kohën e Enverit??? Ata na sjellin grurë, miell, vaj…, ne u çojmë kanabiz, presh, nuse për pleq e për burra mendjecekët…???

Po më 14 mars, sipas edhe gazetës “Standard” dhe disa mediave të tjera dhe portaleve, ditën e Festës së Verës, ministrja e finanacave Delina Ibrahimaj, në një takim me pensionistët bashkë me Ramën, është shprehur se në këtë kohë do bëhet rritja e pensioneve, në rreth 3.3%. Sipas saj, rritja e pensionit do jetë nga 400 lekë deri në 1.000 lekë të reja. Këtu ka ndërhyrë Rama dhe i ka kërkuar që t’ia thojë lekë të vjetra, i cili mesa duket mendon se ashtu duket më shumë. Ose, t’ua thoshte apo merrte mendt, si nga një dopio raki apo dozë droge, duke ua thonë në 4.000 dhe 10.000 lekë…të vjetra. Shprehur fare shqip: për t’i mashtruar sipas traditës 78 vjeçare, sikur të ishin fëmijë të moshës parashkollore!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Vdes ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek

Story i radhës

Publikohen pamje me dron nga Mariupoli – tym dhe ndërtesa të shkatërruara

Të fundit nga