Vdes ish gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku

Ka ndërruar jetë ish gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë.

“Njoftim mortor! Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët , miqët dhe farefisin e gjerë se ndërroi jetë baba, vllau jonë Muharrem (Murat) Sadiku. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 13 Nëntor (e hënë) në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë.”

Poashtu, Oda e Avokatëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Avokati Muharrem, u lind me 27.05.1953, në Gllamnik të Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1986, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1990.”

OAK ka thënë se Sadiku ka ushtruar funksionin e gjyqtarit për shumë vite në Gjykatën Komunale në Podujevë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktivitete të shumta kulturore dhe shkencore në “Ditët e Alfabetit”-2023

Story i radhës

Vazhdon aksioni kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë në Tetovë

Të fundit nga