Vazhdon aksioni kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë në Tetovë

Dje (12-nëntor) nga ora 11 deri në 16 në zonën e SPB-Tetovës, është kryer aksion kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuar gjithsej 36 shkelje (TE-11 dhe GV-25) informonTetovasot. Shumica e shkeëjeve të raportuara ishin për  tejkalim në vende ku është i ndaluar një veprim i tillë, gjegjësishtë vende të ndaluara. Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba në të holla të cilat, varësisht se ku dhe si kanë tejkaluar, varijojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Kurse ata që kanë tejkaluar në kthesa të padukshme ose “në vijë të plotë” përkohësisht do t’u hiqen patentat e tyre të shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-5 dhe GV-7).
Dje (12-nëntor) gjithashtu nga ora 08 deri në ora 20 në zonën Tetovë-Gostivar, është kryer aksion kontrollues për shpejtësi me të cilën lëvizin automjetet. Duke vepruar kështu, janë sanksionuar 18 automjete, gjegjësishtë shoferë (TE-7 dhe GV-11), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tre prej tyre kishin tejkaluar me shpejtësi nga 50 deri në 70 km/orë, dhe 1 shofer (TE) u sanksionua, për tejkalim të shpejtësisë maksimale të paraparë në vendbanim, si dhe 56 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-29 dhe GV-27).

Sektori i punëve të brendshëm-Tetovë edhe një herë apelon shoferët që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin përgjatë luginës së Radikës ku janë të mundshme rrugë të lagështa dhe rrëshqitje të dheut.
TS

Story i mëparshëm

Vdes ish gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku

Story i radhës

​Bugajski: Mali i Zi ka nevojë për një kundërsulm ndaj serbizmit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez