Vdekja e Rexhail Qerimit, reagon Afrim Gashi

Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Rexhail Qerimit, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”.
“Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit. Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndrërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe qoftë xheneti shtëpia e tij e përhershme!”, ka shkruar Gashi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ: Me kërkesë të Podgoricës është anuluar vizita e ministrit Radulloviq në Shkup

Story i radhës

Nuredini: Është reduktuar në mënyrë drastike përdorimi i qeseve për bartjen e mallrave

Të fundit nga