MPJ: Me kërkesë të Podgoricës është anuluar vizita e ministrit Radulloviq në Shkup

Me nismë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ishte dakorduar vizitë e shefit të diplomacisë malazeze, Gjorge Radulloviq në Shkup, e cila fillimisht duhej të realizohej nesër.

Më vonë, nisma nga ana e tyre ishte tërhequr, ndërkaq realizimi i vizitës është lënë për një termin tjetër, i cili do të dakordohet plotësisht, konfirmuan për AIM nga MPJ.

Një pjesë e mediumeve të vendit sot lajmëruan se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq “e ka ndërprerë vizitën” e Radulloviqit në Maqedoni të Veriut, sepse, siç theksojnë, ministri qëndroi në anën e partnerit të koalicionit i cili tashmë nuk e mbështetë Qeverinë e tij.

Shefi i diplomacisë malazeze duhej të takohej me kreun shtetëror në Shkup, por të gjitha takimet janë anuluar dhe ai, siç theksojnë disa mediume, “është dashur të kthehej nga Shkupi në Podgoricë”. mediumet lajmërojnë edhe se Radulloviq u ka kërkuar falje nikoqirëve dhe e vlerësoi vendimin e kryeministrit si “personal, i pashembullt dhe joprofesional”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Elon Musk parashikon rritje të madhe të Tesla në 2022

Story i radhës

Vdekja e Rexhail Qerimit, reagon Afrim Gashi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish