Elon Musk parashikon rritje të madhe të Tesla në 2022

Shitjet e Tesla do të rriten me 50% në 2022 krahasuar me vitin e kaluar sipas ekzekutivit të kompanisë Elon Musk.

Prodhuesi i makinave elektrike raportoi një fitim rekord prej 5.5 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Shitjet e firmës u rritën me 71% në 53.8 miliardë dollarë në 2021 ndërsa shiti më shumë se 936 mijë makina.

Por kompania paralajmëroi se rritja do të ngadalësohej dhe problemet me zinxhirët e furnizimit në mbarë botën do të ndikonin tek kapaciteti prodhues i Tesla.

Musk tha se 2021 ishte një vit rekord për Tesla dhe makinat elektrike në tërësi. Ishte zinxhiri furnizues faktori kryesor që ndikoi në rritjen e prodhimit dhe shitjeve dhe me shumë gjasa do të vazhdojë në 2022.

Tesla operon dy fabrika, një në Kinë dhe një në Teksas të Shteteve të Bashkuara ndërsa një e tretë po ndërtohet në Berlin.

Fabrikat pritet të rrisin kapacitetet prodhues në mënyrë dramatike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anulohet vizita e ministrit malazez Radulloviq në Shkup

Story i radhës

MPJ: Me kërkesë të Podgoricës është anuluar vizita e ministrit Radulloviq në Shkup

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish