Nuredini: Është reduktuar në mënyrë drastike përdorimi i qeseve për bartjen e mallrave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në brifingun e sotëm për gazetarë, i njoftoi mediat për njohuritë fillestare të efekteve të vendosjes së masës për ndalimin e lëshimit në përdorim të qeseve plastike për bartje të mallrave për një përdorim në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Ligjin për menaxhimin e ambalazheve dhe mbetjeve të ambalazhit nga 1 dhjetori 2021, si dhe shitjen e detyrueshme të qeseve të biodegradueshme për bartje të mallrave që prodhohen në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri prej 15 denarë.

“Për të qenë transparent, ndajmë informacionin për sasinë e mjeteve të grumbulluara nga qeset e shitura gjatë muajit dhjetor, që arrinë 14,413 milionë denarë”, tha Nuredini, duke theksuar se edhe pse pritej demotivim shumë më i madh për blerjen e qeseve. Të dhënat fillestare të siguruara në bashkëpunim me marketet e mëdha tregojnë se sasia e qeseve të përdorura është ulur në mënyrë drastike. Në disa rrjete marketesh kemi reduktuar përdorimin nga 5 në 10 herë, dhe e shprehur në peshë bëhet fjalë për tonelata mbetje plastike të reduktuara. Edhe pse duhet kohë për t’u mësuar dhe përshtatur me këto masa, ndryshimet pozitive në zakonet e konsumatorëve janë të dukshme dhe të dhënat tregojnë një numër në rritje të qeseve të ripërdorshme të shitura.

Ministri Nuredini paralajmëroi strukturimin dhe miratimin e një Programi investues me të cilin mjetet do të kthehen në aktivitetet shërbyese nga të cilat të gjithë qytetarët do ta ndjejnë përfitimin. Po mendohet mbi të gjitha për të investuar në sistemin e selektimit të mbetjeve, i cili do t’u ndihmonte vetëqeverisjes lokale dhe menaxherëve kolektivë të mbetjeve, të cilët me ligjet e reja detyrohen të krijojnë infrastrukturën e selektimit. Krahas enëve të seleksionimit nëpër komuna, ministri Nuredini bëri të ditur se po mendohet për shtimin/vendosjen e tyre në zonat e mbrojtura.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Nuredini më tej informoi për nivelin e realizimit të sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave dhe sfidat, duke theksuar se në kushtet kur është përgatitur i gjithë dokumentacioni dhe negociimi për sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin konkret të deponive të standardeve moderne është në fazën përfundimtare, duhet bashkuar forcat dhe proceset e nevojshme të kryhen në nivel lokal, sepse çdo vonesë dhe zgjidhje e parakohshme e problemeve lokale do të thotë kthim në fillim, humbje fondesh, rritje të problemit të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe prek të gjithë vendin me të gjitha rajonet planifikuese.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdekja e Rexhail Qerimit, reagon Afrim Gashi

Story i radhës

​Holandezët me plan krize për furnizimin me gaz

Të fundit nga