Vdekja e gazetarit, vëllai i tij me akuza të rënda

Një gazetar i njohur sportiv nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.

48-vjeçari Grant Wahl u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Holandë-Argjentinë mbrëmjen e së premtes.

Pas këtij lajmi tragjik ka reaguar edhe vëllai i tij Erik Wahl.

Ai u shpreh se vëllai i tij ishte kërcënuar dhe se dyshon që e kanë vrarë .

” Unë quhem Erik Wahl. Unë jetoj në Seattle dhe jam vëllai i Grant. Unë jam homose*sual dhe jam arsyeja pse ai veshi fanellën shumëngjyrëshe në Kupën e Botës.

Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime me vdekje.

Nuk mendoj se vëllai im ka ndërruar jetë, mendoj se është vrarë dhe vetëm kërkoj ndihmë”, përfundoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Janë mikesha prej vitesh, Xhemi Shehu zbulon “huqin” e Arbana Osmanit

Story i radhës

Spitali në Strugë funksionon me llogari të bllokuara dhe borxh mbi 3 milionë euro

Të fundit nga