Vdekja e autoritetit politik

June 20, 2022
min lexim

A po jetojmë në epokën e liderëve të fortë apo të dobët? Deri më tani, politika në shekullin XXI është diktuar nga një zhvendosje globale nga liberalizmi drejt autoritarizmit. Shembujt janë Xi Jinping në Kinë, Putin në Rusi, Erdogan në Turqi, Modi në Indi, Orban në Hungari, Bolsonaro në Brazil dhe Duterte në Filipine. 

Sidoqoftë, në vitet 2020, në demokracitë tona që supozohet se janë më të përparuarat, lajtmotivi politik ka qenë ai i lidershipit të dobët dhe të dështuar. Shikoni pak se çfarë ndodh sot në botë. Boris Xhonson akuzohet shpesh se është një diktator i çuditshëm, një egomaniak i dëshpëruar të përmbushë fantazinë e tij të fëmijërisë “për tëqenë mbreti i botës”.

Por gjërat për të po shkojnë shumë mirë. Javën e kaluar, ai iu lut partisë së tij që ta mbështeste në një mocion mosbesimi. Dyzet deputetë konservatorë e injoruan kërkesën e tij. Ashtu si Tereza Mej para tij, edhe Xhonson i mbijetoi mocionit. Por tani është i përhapur perceptimi se lidershipi i tij i ka orët e numëruara. 

Për të mbetur në postin e kryeministrit, Xhonson që kishte në fillim të mandatit një shumicë prej 80 vendesh,duhet të kujdeset tani për fraksionet në gjirin e konservatorëve. Edhe nëSHBA po bie ndjeshëm autoriteti i Xho Bajdent. Aleksandria Ozazio-Kortez, figura me ënjohur në krahun progresiv të Partisë Demokratike, deklaroi për CNN se nuk do të mbështeste presidentin aktual për një mandat tjetër në presidencialet e 2024-ës.

Dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja e ngurrimit të saj. Mbështetja ndaj Bajden në sondazhevazhdon të pakësohet. Aktualisht puna e tij vlerësohet nga vetëm 39 për qind e amerikanëve (në të njëjtën fazë të presidencës së tij, Donald Trump kishte një mbështetje prej 44 për qind). 

Nëse, siç e presin në fakt të gjithë, demokratët do të mposhten në zgjedhjet e mesit tëmandatit në nëntor, një shumicë republikane në Kongres mund të angazhohet për të fajësuar Bajden në shenjë hakmarrje për 2 nismat e ngjashme ndaj Trump. Impeachment mund të bëhet së shpejti një normë për çdo president, kundërshtarët e të cilit kontrollojnë Kongresin.

Ndërkohë, qeveritë e Spanjës dhe Holandës janë zhytur në telashe serioze, lidhur me akuzat për hakerimin e telefonave. Javën e kaluar, kryeministrja suedeze Magdalena Anderson, u sulmua ashpër për dështimin e saj për të ndalur krimet e shkaktuara emigrantët, duke i mbijetuar për pak një mocioni mosbesimi në parlament.

Nën drejtimin e Xhastin Trudo dhe Xhakinda Ardern, Kanadaja dhe Zelanda e Re dukej se kishin në krye dy centristë energjikë, të cilët mund të pengonin prirjen globale anti-politike. Ata u trajtuan me pozitivitet nga mediat ndërkombëtare, dhe përfituan nga popullariteti fillestar për shkak bllokimeve drakoniane anti-Covid. 

Tani asnjëri nga të dy nuk ndodhet në një pozitë kaq të fortë. Trudo u rizgjodh në shtatorin e vitit të kaluar, por panjë të shumicë të qartë. Në fillim të këtij muaji, në zgjedhjet lokale në Ontario, Partia Liberale e drejtuar prej tij fitoi vetëm 8 nga 124 vende në parlamentin rajonal.

Gjermania dhe Izraeli, e kanë kaluar pjesën më të madhe të këtij shekulli të dominuar nga një figurë politike. Kancelaria e Angela Merkel qeverisi për 16 vjet, ndërsa Benjamin Netanjahu 12. Por Angela dhe Bibi, janëzëvendësuar nga koalicione të dobëta dhe të përçara. 

Kancelari i ri gjerman, Olaf Sholc, vlerësohet nga vetëm 30 për qind e gjermanëve. Partia e tij Socialdemokrate ka rënë në vendin e tretë në sondazhe. Koalicioni ma bazë të gjerë nëIzrael, duket se është në prag të kolapsit, ndërsa Netanjahu planifikon një rikthim tjetër nëpushtet.

Italia mbajti të dielën e kaluar zgjedhjet e pjesshme lokale. Partia me prirje fashiste Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë) arriti një rezultat shumë të mirë. Por Italia është një rast i çuditshëm. Mario Dragi, një tjetër ish-teknokrat i BE-së, që aktualisht shërben si kryeministër i pazgjedhur, gëzon një vlerësim çuditërisht të lartë (ndonëse në rënie) prej 55 për qind. 

Kjo ndoshta sepse arriti të shfaqte ndjenjën e kontrollit të situatës në kundërpërgjigje të pandemisë. Ose mund të ndodhë që këto kohëra çuditërisht antidemokratike, njerëzit të priren të pëlqejnë sundimtarët që nuk i kanë zgjedhur me votë. (Vini re popullaritetin e qëndrueshëm të Mbretëreshës Elizabet II në Britaninë e Madhe).

Megjithatë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qeveria e unitetit kombëtar të Dragit do të zëvendësohet, ndoshtanga një koalicion i krahut të djathtë të Fratelli D’Italia, Lega Nord dhe Forza Italia. Progresistët argumentojnë shpesh, se meqë njerëzimi është kaq shumë i dëmtuar nga autokratë toksikë, demokracitë do të përfitonin nga më shumë feminilitet në udhëheqjen globale. 

Në një botë, në të cilën një numër i madh burrash identifikohen si feministë, ka ndoshta kuptim që të vendosen në krye më shumë gra. Megjithatë, përvoja e Ardern, dështimi i Mej,dhe trashëgimia përçarëse e Merkelit sugjerojnë se ekuilibri më i mirë gjinor tek G20, nuk është domosdoshmërisht përgjigja për problemet e botës. 

Nuk do të dëgjojmë shumë feministe të brohorasin nëse në krye të Italisë do të zgjidhet Xhorgia Meloni qëudhëheq Fratelli D’Italia. Për eurofilët e qendrës së majtë, shpresa e fundit dhe më e mirë e një rendi “të bazuar në rregulla” është presidenti francez Emanuel Makron, që sapo është rizgjedhur në detyrë. 

Por edhe ai u shqetësua fundjavën e kaluar, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve për nëAsamblesë Kombëtare,shënoi rezultatin më të keq se çdo president francez që nga koha eZhak Shirak në vitin 1997. Aleanca e re e ekstremit të majtë, NUPES, e udhëhequr nga Zhan -Lyc Melensho, doli në krye dhe tani mund t’i hapë jo pak punë presidentit në mandatin e tij të dytë. 

Macron mund të shmangë poshtërimin e mëtejshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse mund të promovojëme sukses një tjetër “projekt të frikës”. Diçka e ngjashme funksionoi për të në garën presidenciale. Edhe pse i papëlqyeshëm, Makron ishte i bindur se shumica e francezëve do ta refuzonte për herë të tretë, nacionalisten e vijës së ashpër Marin Lë Pen. Supozohet se gjendemi në mesin e një lufte demokratike mbarëbotërore, midis nacionalizmit populist dhe internacionalizmit liberal. Por në Britani, Amerikë, Itali dhe Francë, asnjëra nga lëvizjetnuk duket në gjendje të mbështesë shumicën demokratike. Prandaj, politika demokratike po bëhet gjithnjë e më negative. 

Kandidatët fitojnë, jo për atë se kush janë, dhe çfarë përfaqësojnë; por për atë se kush nuk janë dhe çfarëkundërshtojnë. Makron nuk ishte Lë Pen. Xhonson nuk ishte Korbin. Bajden nuk ishte Trump. Dhe Trump nuk ishte Hilari Klinton. Rezultati është ajo që studiuesit amerikan Majkëll Lind e quan “turbo-paralizë”. 

“Ne mund të mbetemi të bllokuar në një gjendje të ndërmjetme, midis një sistemi të vjetër që nuk mund të rikrijohet, dhe një sistemi të ri që ende nuk mund të ndërtohet. Mund të na duhet të durojmë vite aktivitetesh pa veprim dhe lëvizje pa lëvizje”- shkroi së fundmi ai.

Nuk është ndonjë zbulim i madh të thuash se po përballemi me një krizë në udhëheqjen demokratike. Por është e lehtë të harrohet se sa i thellë dhe i përhapur është ky problem. Degradimi nisi shumë kohë përpara shfaqjes sëCovid-19. Ai u përshpejtua pas dështimit të Luftës kundër Terrorit në mesin e viteve 2000 dhe në krizën financiare të vitit 2008, të cilat e shkatërruan besimin midis masave dhe elitave.

Në fillim, Covid–19 u duk se do e përmirësonte besimin mes palëve:njerëzit e frikësuar iu drejtuan udhëheqësve të tyre për shpresë. Me përjashtim të Donald Trump, liderët kryesorë botërorë shijuan një formë të rritjes së popullaritetit të “kohës së luftës”, ndërsa nisën tëluftonin ndaj përhapjes së virusit. 

Analistët nisën të shihnin me zili avantazhet që kishin shtetet autoritare, kur bëhej fjalë për të detyruar njerëzit të qëndronin brenda shtëpive të tyre. Kina u cilësua si një model që duhej ndjekur. Por në të njëjtën kohë kishte njësimpati të gjerë për udhëheqësit e botës së lirë, të cilët po detyroheshin të përballeshin me një problem kaq të vështirë të shëndetit publik. 

Tani në botën e post-pandemisë, ajo valë e çuditshme e solidaritetit midis qeverisë dhe të qeverisurve është zhdukur. Inati i masave është kthyer, dhe është shumë hakmarrës. Kudo po vlon një zemërim i madh mbi kostot e mëdha të bllokimeve. Krimi i dhunshëm vazhdon që të rritet në qytetet e gjithë botës së zhvilluar.

Inflacioni po e dëmton kohezionin social dhe politik. Udhëheqësit perëndimorë janë të prirur të fajësojnë luftën në Ukrainë për koston e lartë të jetesës. Por votuesit janë konsumatorë, dhe ne të gjithë e dimë se çmimet filluan të rriteshin shumë kohë përpara luftës.

Tani është po aq e qartë, se edhe liderët autoritarë janë edhe më pak të aftë për ta luftuar inflacionin. Në Turqinë e Erdoganit, norma e inflacionit ka arritur në 73 për qind. Në Brazilin e Bolsonaros për qind; në Rusinë e Putinit 17 për qind. Asnjë lider nuk e priste një inflacion kaq galopant. 

Opsionet për qeveritë janë ose të rrisin taksat ose të ulin kostot. Që të dyja janë të dhimbshme dhe jopopullore. Problemi më i madh, është se elektoratet dhe sistemet politike nuk mund t’i durojnë dot liderët liberalë që kemi në krye. / Marrë me shkurtime nga “Spectator World”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E rëndë: Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit në banesë, njëri dyshohet të jetë vetëvarur

Story i radhës

Si ndryshon truri juaj kur dashuroni dikë

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë