rexhepi konsumi i energjise elektrike eshte dashur qe te parashikohet 676c4b48a52a4

Rexhepi: Konsumi i energjisë elektrike është dashur që të parashikohet

December 25, 2024
1 minut lexim

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, pasi, sipas këtij institucioni, konsumi ka arritur në nivel shumë të lartë dhe po e rrezikon rrjetin energjetik.

Profesori i elektroenergjetikës, Vezir Rexhepi ka thënë se një ngarkesë e tillë është dashur që të parashikohet dhe të merren masat e nevojshme.

Tutje, ai tha se prej vitesh ka moskoordinim të mirëfilltë në mes të institucioneve dhe kompanive që merren me planifikim dhe shpërndarje të energjisë.

“Këto analiza çdo herë duhet që të bëhen paraprakisht në mënyre që të menaxhohet konsumi. Unë mendoj që prej vitesh mungon një koordinim i duhur dhe i mirëfillt i institucioneve, edhe i atyre që merren me planifikim , parashikim të konsumit…. Duhet të parashihet konsumi i energjisë, që të shihet se a mund të përballet konsumi dhe çfarë burimesh të merren parasysh”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse i referohemi ngarkesës aktuale ajo shkon diku deri në 1400 MW.

“Jemi duke u përballur me një ngarkese të jashtëzakonshme të energjisë elektrike dhe faktikisht atë ngarkesën e madhe e bartë edhe sistemi transmetues KOSTT dhe sistemi i shpërndarjes KEDS. Këto ngarkesa të mëdha mund të parashihen, nëse merr dmth temperature shumë të ulta. Nëse i referohemi ngarkesës aktuale shkon diku deri në 1400 MW ai piku i ngarkesës, është ngarkesë shumë e lartë dhe mendoj e papërballueshme edhe për infrastrukturën e KOSTT-it gjithashtu edhe për KEDS”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i mbingarkesës së sistemit elektro-energjetik e jo nga mungesa e energjisë elektrike.

Ndër tjera, bëhet thirrje që të ketë konsum të energjisë elektrike racionalisht.

“Ndërkohë, ne dhe të gjithë akterët e sektorit të energjisë u bëjmë thirrje që të kontribuoni në sigurinë e furnizimit për vete dhe për të gjithë vendin duke racionalizuar konsumin e energjisë elektrike përgjatë kësaj jave kritike, dhe duke e zhvendosur konsumin pas mesnatës në masën që është e mundshme”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zevendeskryeministri i kazakistanit 38 te vdekur shkaku i rrezimit te aeroplanit 676c4a96294e5
Story i mëparshëm

Zëvendëskryeministri i Kazakistanit: 38 të vdekur shkaku i rrëzimit të aeroplanit

angelina jolie u detyrua te mesonte frengjisht per rolin e saj ne filmin e ri 676c4c748e746
Story i radhës

Angelina Jolie u detyrua të mësonte frëngjisht për rolin e saj në filmin e ri

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë