Policia rrugore vazhdon kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.Janë gjobitur 322 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 persona që u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
5 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 51 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 2 leje drejtimi, 1 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për shpejtësi tej normave ë lejuara.
Janë vendosur 13 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 204 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.