varhelji pas vizites ne bullgari deri ne qershor uroj te fillojne negociatat me maqedonine dhe shqiperine 62873dcd11d0d

Varhelji pas vizitës në Bullgari: Deri në qershor uroj të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

May 20, 2022
1 minut lexim

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelji, pas takimit në Bullgari me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e Jashtme Teodora Gençovska, pret që Sofja të pranojë fillimin e negociatave me Shkupin brenda tre javësh.

Eurokomisioneri Varhelji ka shkruar në Twitter se së shpejti do të kthehet në Sofje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprociteti për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

“Takim intensiv me ministren Teodora Gençovska në Sofje. Ne folëm për pasojat e drejtpërdrejta të luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne po punojmë për një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në mënyrë që të mund të fillojmë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë duke mbajtur një konferencë ndërqeveritare në qershor. E vlerësoj dialogun e hapur me presidentin bullgar Rumen Radev. Rëndësia e të pasurit të një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë është e paçmuar. Në këtë kontekst, një kontribut domethënës do të ishte mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne duhet të punojmë për këtë së bashku. Për tre javë do të kthehem në Sofje për të gjetur një bazë të përbashkët dhe mbështetje nga Bullgaria, për të filluar procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor”, ka shkruar eurokomisioneri Oliver Varhelji.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te pakten 13 civile ukrainas u vrane gjate bombardimeve ruse ne luhansk 62873bb449c7c
Story i mëparshëm

Të paktën 13 civilë ukrainas u vranë gjatë bombardimeve ruse në Luhansk

vucic publikon foto duke gatuar me presidentin e keshillit te evropes 62873fe40c33d
Story i radhës

Vuçiç publikon foto duke gatuar me presidentin e Këshillit të Evropës

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë