Varësia nga ‘lajmet e këqija’, studiuesit: Po ju dëmtojnë shëndetin mendor dhe fizik

September 8, 2022
1 minut lexim

Nuk mungojnë lajmet e këqija në media për “fundin apokaliptik” të kësaj bote, nga një pandemi globale te lufta në Ukrainë dhe një krizë e afërt klimatike. Por, hulumtimi i ri sugjeron se dëshira e pakontrolluar për të shfletuar lajme  negative në internet mund të çojë në rezultate të dobëta të shëndetit mendor dhe fizik.

“Doomscrolling” (shfletimi apokaliptik) quhet tendenca për të ‘vazhduar shfletimin apo leximin nëpër lajme të këqija, edhe pse ato lajme janë trishtuese ose dëshpëruese’, një praktikë që studiuesit zbuluan se ka “lulëzuar” që nga fillimi i pandemisë.

Studimi, i botuar në revistën Health Communication, zbuloi se 16.5% e rreth 1,100 njerëzve të anketuar tregonin shenja të konsumimit të lajmeve “shumë problematike”, duke çuar në nivele më të larta stresi, ankthi dhe shëndeti të dobët.

Profesori i asociuar Bryan McLaughlin, autori kryesor i studimit dhe një studiues në Universitetin Teknologjik të Teksasit, tha se cikli i lajmeve 24-orëshe mund të sjellë një “gjendje të vazhdueshme vigjilence të lartë” te disa njerëz, duke e bërë botën të duket si një  vend “i errët dhe i rrezikshëm”.

“Për këta individë, mund të zhvillohet një rreth vicioz në të cilin, në vend që të akordohen, ata tërhiqen më tej, duke u fiksuar pas lajmeve dhe duke kontrolluar për përditësime gjatë gjithë kohës për të lehtësuar shqetësimin e tyre emocional,” tha ai.

“Por kjo nuk ndihmon. Sa më shumë që kontrollojnë lajmet, aq më shumë ç’orientohen në aspekte të tjera të jetës së tyre.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greizmann mund të quhet “viktima” e një pakti “shkatërues”

Story i radhës

SHBA do të mbështesë 18 vende me ndihmë ushtarake, në mesin e tyre RMV

Të fundit nga

ShkoLartë