Në kohë kur qytetarët kërkojnë përkushtim, sinqeritet dhe punë të palodhshme, emrat e Faton Pollozhanit dhe Valon Qyrës përmenden me respekt nga shumë qytetarë të Strugës. Faton Pollozhani, kryetar i BDI-së në Strugë, dhe Valon Qyra, sekretar i përgjithshëm i BDI-së në Strugë, përfaqësojnë një shembull të bashkëpunimit, besnikërisë dhe angazhimit të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve. Të bashkuar nga idealet dhe vizioni i përbashkët, ata kanë dëshmuar ndër vite se interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër. Miqësia dhe bashkëpunimi i tyre i sinqertë kanë qenë të palëkundura, duke i bërë ata një ekip të respektuar dhe të afërt me qytetarët. Fotografia e tyre mes rinisë së Strugës përcjell një mesazh të fuqishëm shprese, uniteti dhe besimi në të ardhmen. Të rrethuar nga të rinjtë, ata dëshmojnë rëndësinë e mbështetjes së brezave të rinj dhe fuqizimit të rolit të rinisë në shoqëri. Të njohur për afërsinë me njerëzit, për gatishmërinë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, si dhe për angazhimin e tyre në aktivitetet shoqërore e humanitare, ata vazhdojnë të jenë pranë komunitetit në çdo kohë. Struga ka nevojë për njerëz që punojnë me zemër, që qëndrojnë pranë qytetarëve dhe që e shohin politikën si përgjegjësi e jo si privilegj. Shembuj të tillë meritojnë respekt dhe vlerësim. Urojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë njerëz të përkushtuar, të ndershëm dhe punëtorë, që me veprat e tyre të forcojnë besimin e qytetarëve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Me unitet, përkushtim dhe punë të ndershme, ndërtohet një e ardhme më e mirë për Strugën, për rininë dhe për të gjithë qytetarët. Zoti i bekoftë të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetarët dhe kombin.

Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë
- Kostovski ndërhyn në lagjen Shkup Veri, lirohen parkingjet publike të uzurpuara: “Nuk ka privatizim të hapësirave publike!”
- Taylor Swift dhe shoqja e saj zbulojnë zakonin e çuditshëm që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë
- Arrestohet një person në Viti për dhunë psikike ndaj dy familjarëve
- Moti i vranët me reshje të herëpashershme shiu
Të fundit nga
Kostovski ndërhyn në lagjen Shkup Veri, lirohen parkingjet publike të uzurpuara: “Nuk ka privatizim të hapësirave publike!”
Komuna e Butelit ka ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në lagjen Shkup Veri, pas ankesave të qytetarëve për vendosjen e bllokuesve metalikë në parkingjet publike. Kryetari i Komunës
Taylor Swift dhe shoqja e saj zbulojnë zakonin e çuditshëm që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë
Taylor Swift ka ndarë me fansat një detaj humoristik nga miqësia shumëvjeçare me shoqen e saj më të mirë, Abigail Anderson. Këngëtarja tregoi se të dyja kanë një zakon të veçantë që
Arrestohet një person në Viti për dhunë psikike ndaj dy familjarëve
Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave, një gruaje dhe një burri. Me rekomandim të specialistit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor
Moti i vranët me reshje të herëpashershme shiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura, me mbi 15 litra shi për
“Aty ku është Levica, nuk janë shqiptarët”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë
VLEN i është drejtuar VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjeve në Bërvenicë, duke kundërshtuar përpjekjet për të barazuar votën shqiptare me atë të Levicës dhe LSDM-së, si dhe pretendimet se votat u përkasin partive politike.

