mbi 230 persona kane marre edhe ndihme sociale edhe pension demi ne buxhet 236 mije euro 6a2ade8d7d6bf

Mbi 230 persona kanë marrë edhe ndihmë sociale edhe pension, dëmi në buxhet 236 mijë euro

June 11, 2026
1 minut lexim
PARA2 1 1392x990 1

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar lëshime dhe parregullsi të shumta në sistemin për pagesë dhe kontroll të mbrojtjes sociale. Revizioni ka përfshirë periudhën 2022 – qershor 2025 ndërsa është konstatuar se procedurat nuk janë harmonizuar me rregulloren ligjore dhe se ekzistojnë lëshime në kontrolle, dokumentacion dhe shkëmbim të të dhënave mes institucioneve.

“Për shkak dobësive në kontrollet sistemore dhe shkëmbimit të të dhënave në mënyrë zyrtare për vitin 2024, revizorët kanë konstatuar 235 përdorues të cilët njëkohësisht kanë marrë edhe ndihmë sociale edhe pension, me çka pa asnjë bazë janë paguar 14,5 milion denarë apo 236 mijë euro prej të cilave: 10,7 milion denarë për 190 përdorues në bazë të ndihmës sociale, 426 mijë denarë në bazë të ndihmës së përjetshme për 5 përdorues dhe 3,3 milion denarë në bazë të së drejtës për siguri sociale te personat e moshuar te 40 përdorues”, thuhet në raportin e ESHR.

Nga atje theksojnë dhe kontrollimin e pa mjaftueshëm nga qendrat për punë sociale, dokumentacionet jo të plota, vonesat në procedura dhe ndjekje jo efikase të kthimit të pagesave të pa baza. Paralajmërojnë se gjendjet e tilla përbëjnë rrezik nga harxhimi jo racional i mjeteve publike dhe ulin efikasitetin e sistemit për mbrojtje sociale.

“Revizorët kanë konstatuar se Qendra Sociale Ndërkomunale dhe Agjencia për Punësim nuk zbatojnë në mënyrë efikase obligimin ligjor për përpunim dhe ndjekje të planeve individuale për aktivizimin e përdoruesve të pa punë të ndihmës sociale. Planet përpunohen në shkallë të kufizuar, më shpesh në mënyrë manuale në vend se elektronike, pa bashkëpunim funksional, koordinatorë dhe takime të rregullta mes institucioneve“, shtojnë më tej nga ESHR.

Për tejkalimin e dobësive të theksuara, ESHR propozon përmirësimin e kornizës ligjore, kontrolleve dhe koordinimit mes institucioneve. /Alsat/

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nuk kane fund akuzat ndaj diddy t nje tjeter denoncim rendon mbi reperin 6a2ada9ca861a
Lajmi i mëparshëm

Nuk kanë fund akuzat ndaj Diddy-t, një tjetër denoncim “rëndon” mbi reperin!

307270e1 1709 4510 8cec 12653d15c850
Lajmi i radhës

Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë

Të fundit nga

ShkoLartë