Ursula von der Leyen shtyn vizitën në Mal të Zi, ja arsyeja

October 29, 2022
1 minut lexim

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen po zhvillon turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi ishte shteti që duhej të vizitonte sot, por duket se ka pasur një problem që ka shtyrë vizitën.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë Presidentja e KE.

“Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi ajo në Twitter.

Dje, Von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OBSH ngre alarmin, tuberkulozi po rikthehet mbarë botën

Story i radhës

Besa i falet një nigeriani, Turbina feston për herë të parë

Të fundit nga

ShkoLartë