urbanet e taksite me shkelje rrugorja shenjestren mjetet e transportit publik 627e5a88e3b43

Urbanët e taksitë me shkelje, Rrugorja shënjestrën mjetet e transportit publik

May 13, 2022
1 minut lexim

Urbanët dhe taksitë  vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor pavarësisht numrit të aksidenteve në të cilat janë përfshirë javët e fundit.

Monitorimi i policisë rrugore me makinën inteligjente, ka evidentuar një numër të madh mjetesh në shkelje të përsëritura ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 185 leje drejtimi.

Përfshirja e përsëritur në aksidente e urbanëve të linjave të transportit publik në Tiranë ka sjellë reagimin e policisë e cila i ka vendosur në monitorim këto mjete.

Në një njoftim zyrtar, policia tha se nga vëzhgimi i akseve rrugore me makinën inteligjente, ka rezultuar se urbanët dhe taksitë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin rregullat e qarkullimit.

Nga monitorimi I fundit, makina inteligjente ka konstatuar në shkelje 256 automjete, të shpallura më parë me “Alert”, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Nën vëzhgimin e policisë kanë qenë edhe ato mjete të cilën edhe pse kishin masa administrative të pa paguara. Konkretisht janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 gjoba.

Në 24 orët e fundit janë pezulluar 185 leje drejtimi, për shpejtësi deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të Tiranës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pa pushuesit nga kosova turizmi ne shqiperi ne ngerc te pakthyeshem 627e599f443d3
Story i mëparshëm

Pa pushuesit nga Kosova, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshëm

veteraneve nuk i duhen fjale te mira por ligje te mira 627e5a9194d67
Story i radhës

Veteranëve nuk i duhen fjalë të mira, por ligje të mira

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë