Pa pushuesit nga Kosova, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshëm

Saranda tashmë është një nga destinacionet më të pëlqyera të qytetarëve të Kosovës, në rivierën shqiptare. E pikërisht Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësues biznesesh kanë prezantuar ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.

Ditë me parë është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin “Saranda në Prishtinë”.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka thënë se pa turistët e Kosovës, turizmi i Shqipërisë do të ishte futur në ngërç të pakthyeshëm.

Ai për të joshur qytetarët nga Kosova, tha se Saranda mbetet “mbretëreshë” e turizmit në Shqipëri.

“Pa pushuesit nga Kosova, jam i bindur se turizmi do të ishte kthyer në një ngërç të pakthyeshëm…Shqipëria është e bukur, secila pjesë e bregdetit ka veçoritë e veta, por unë sot në cilësinë e e kryetarit të Sarandës, ftoj qytetarët e Kosovës që të zgjedhin Sarandën për pushime, sepse Saranda është mbretëresha e turizmit”, theksoi Gurma.

Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar bashkëpunim jo vetëm në fushën e turizmit me Shqipërinë, por edhe në sektorë të tjerë ekonomikë.

“Ne dëshirojmë që jo vetëm gjatë sezonit, por edhe në stinët tjera me pasur më shumë produkte të Kosovës në Shqipëri, por edhe anasjelltas. Kjo do ta forconte më tepër bashkëpunimin, njëkohësisht edhe prezencën tonë atje, por edhe prezencën e juaj në Kosovë. Gjithashtu, ne dëshirojmë të shohim më shumë flukse në të dyja anët e kufirit, por sa më pak pritje në pikat kufitare”, tha Rukqi.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi potencoi se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që kanë blerë banesa në Sarandë.

Derisa ka ftuar edhe autoritetet në Shqipëri që të bëjnë më tepër sa i përket shfrytëzimit të resurseve turistike në Kosovë.

“Risi është se nga viti në vit, numri i qytetarëve të Kosovës që blejnë banesa në Sarandë është rritet në 30 për qind. Është një e dhënë shumë interesante. Edhe Shqipëria duhet të bëjë më tepër për sa i përket Kosovës për t’i shfrytëzuar resurset turistike të Kosovës… Saranda, ofron mundësi të jashtëzakonshme, por gjithashtu edhe Kosova krijon mundësi për resurset turistike”, tha ai.

Me këtë rast, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Transportit Rrugor, ka thënë se ky takim është rast i veçantë sa i përket dialogut privat dhe promovimit të turizmit.

“Është takim i përbashkët mes hoteleve dhe agjencive turistike. Është rast i veçantë për të quar dialogun privat dhe për të promovuar ofertën turistike të Sarandës. U dëshiroj mirëseardhje vëllezërve nga Saranda në Prishtinë”.

Kurse, Arben Qipa nga “Turizmi i Shqipërisë”, tha se Kosova dhe Shqipëria janë së bashku në industrinë e turizmit.

“Për t’i dhënë pak ton humori Kosova ka shumë të dashura, Shëngjini, Durrësin, por bashkëshortin ka Saranda. Ne pasurojmë produktin tonë. Ne bartim një eksperiencë turistike. Turistët që operojnë në Durrës është planifikuar ture ditore përfshirë edhe Kosovën”./monitor

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Mbi 20 raste të reja me COVID

Story i radhës

Urbanët e taksitë me shkelje, Rrugorja shënjestrën mjetet e transportit publik

Të fundit nga