Ura izolon Metoqin, banorët e fshatit në Sarandë ndahen nga toka bujqësore dhe zonat përreth

January 25, 2022
1 minut lexim

Ura e fshatit Metoq në Sarandë u shemb dy ditë më parë duke izoluar dhjetëra banorë, të cilët e kanë të lidhur jetesën me tokat dhe fshatrat përtej urës. Shkak i dëmtimit sipas banorëve është erozioni dhe kalimi i automjeteve me tonazh të rëndë.

Ura e fshatit Metoq në Sarandë u shemb dy ditë më parë, si pasojë e erozionit.

Dhjetëra banorë dhe fermerë kanë mbetur të izoluar.

Kjo urë lidh fshatin e Metoqit me tokat buqësore, magazinat e misrit dhe bashkitë e Finiqit dhe Konispolit.

“Është shkëputur këmba e urës nga lumi dhe nuk ka ardhur njeri ta shikojë, të marrë masat.”

“Po su bë ura më mirë ikim.” 

“Na ka paralizuar komplet.”

Prurjet e lumit në këtë zonë janë të mëdha, aq sa tokat përreth përmbyten çdo vit. Por sipas banorëve masa për rehabilitimin e shtratit të lumit nuk ka pasur kurrë.

“Kjo urë nuk mban më shumë se 20 ton, këta kanë futur 50, 100 ton.”

Banorët e lagjes kanë frikë të dërgojnë fëmijët në shkollë, apo të mbushin uji të pijshëm. Rrëzimi i dy këmbëve të urës nuk e bën më të sigurt as për këmbësorët.

Nga ana tjetër kostoja më e madhe duket se u faturohet fermerëve.

Disa kanë vështirësi për të shkuar natën në stallat e lopëve, dhe disa të tjerë do të paguajnë dyfish për kamionët, që do të vijnë në magazinat e tyre.

“Të kalosh në këmbë dhe është me frikë.”

Banorët janë të shqetësuar për kohën e pacaktuar që do të marrë rikonstruksioni i urës. Deri atëherë ata duhet të kalojnë përmes fshatit Çukë për të shkuar në Sarandë dhe anasjelltas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stinori pranveror fillon me dy përballje interesante

Story i radhës

Nëntë mijë e 495 foshnje kanë marrë trajtime mjekësore në ShSKUK gjatë vitit 2021

Të fundit nga

ShkoLartë