stinori pranveror fillon me dy perballje interesante 61f006a509445

Stinori pranveror fillon me dy përballje interesante

January 25, 2022
1 minut lexim

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë e Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Në takimin e parë do të përballen Partizani dhe Bashkimi. Skuadra kryeqytetase ka një fitore dhe katër humbje, kurse ajo prizrenase dy fitore dhe tri humbje, andaj përballja shihet si shumë interesante. Partizani fitoren e vetme e ka ndaj Tiranës, ndërsa prizrenaset kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Të enjten do të përballen skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Tirana. Vashat prishtinase kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse ato tiranase kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në këtë ligë, që nuk di për fitore.

Ndeshja ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit është shtyrë, për shkaqe organizative.

Liga Unike e Femrave – Java 6

E mërkurë

19:00 Partizani – Bashkimi

E enjte

17:00 Prishtina – Tirana

Penza-Flamurtari është shtyr;

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kur eshte e pranueshme ti anashkaloni ushtrimet dhe te beni nje pushim te mire 61f006a1ee093
Story i mëparshëm

Kur është e pranueshme t’i anashkaloni ushtrimet dhe të bëni një pushim të mirë

ura izolon metoqin banoret e fshatit ne sarande ndahen nga toka bujqesore dhe zonat perreth 61f006a9848fa
Story i radhës

Ura izolon Metoqin, banorët e fshatit në Sarandë ndahen nga toka bujqësore dhe zonat përreth

Të fundit nga

ShkoLartë