universiteti i tetoves dhe universiteti fehmi agani nga gjakova nenshkruan marreveshje bashkepunimi 69ea613793e36

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Fehmi Agani” nga Gjakova nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

April 23, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260423 155615 Facebook

Në ambientet e Universiteti i Tetovës, më 22 prill 2026, u nënshkrua Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit akademik, shkencor dhe profesional ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, si konfirmim i vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë dhe parimet e Procesit të Bolonjës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë kërkimin shkencor, zhvillimin e programeve studimore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale. Në këtë drejtim, palët synojnë të krijojnë mundësi të reja për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave akademike.

Bashkëpunimi do të fokusohet në realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe organizimin e konferencave, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe aplikimeve të përbashkëta në programe ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të shumta për të dy universitetet, duke ndikuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në ndërkombëtarizimin e studimeve, si dhe në zgjerimin e mundësive për studentët dhe stafin akademik në aspektin profesional dhe shkencor. Po ashtu, marrëveshja kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar në nivel rajonal dhe promovimin e shkëmbimit të praktikave më të mira.
Rektorët ndanë mendimin e njëjtë që në të ardhmen të organizohet edhe një program i përbashkët mbarëkombëtar me të gjitha universitetet shqipfolëse për mobilitet të studentëve.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

eshs paga mesatare arrin ne 46 159 denare 69ea5ff882853
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Të fundit nga

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro). Në muajin shkurt të vitit
ShkoLartë