deputetet e fe se braktisin debatin ne komision per shfuqizimin e qeverise teknike 69ea7d514cfeb

Deputetët e FE-së braktisin debatin në komision për shfuqizimin e Qeverisë teknike!

April 23, 2026
1 minut lexim
Screenshot 2026 04 23 204535

Deputetët e Frontit Europian e braktisën debatin në komision për propozim-ndryshimet që lidhen me shfuqizimin e Qeverisë teknike, pasi asnjë nga amendamentet e tyre nuk u pranua.

Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre.

Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.

Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.

Zhvillimet e fundit e thellojnë tensionin politik rreth ndryshimeve të propozuara, veçanërisht sa i përket së ardhmes së Qeverisë teknike dhe rregullave zgjedhore, ndërsa opozita paralajmëron mungesë të përfshirjes në proces, kurse pushteti insiston në nevojën për reforma.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

universiteti i tetoves dhe universiteti fehmi agani nga gjakova nenshkruan marreveshje bashkepunimi 69ea613793e36
Lajmi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Fehmi Agani” nga Gjakova nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

krize politike ne rumani 7 ministra japin doreheqjen 69ea8e807043e
Lajmi i radhës

Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen

Të fundit nga

Aksident me vd*kje në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar

Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen

Një zhvillim i fortë politik ka tronditur Rumaninë të mërkurën. Shtatë ministra nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë dhënë dorëheqjen, pasi partia vendosi t’i mos mbështesë më kryeministrit Ilie Bolojan, duke i hapur rrugën
ShkoLartë