Të paktën 180 Rohingya, të cilët kishin qenë në det për javë të tëra pasi u larguan nga Bangladeshi në nëntor, dyshohet se kanë vdekur pasi anija e tyre besohet të jetë fundosur këtë muaj, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR).
Duke iu referuar raporteve të pakonfirmuara, njoftoi agjencia duke shtuar se anija me siguri u mbyt pasi u zhduk në det.
“Të afërmit kanë humbur kontaktet”, shkroi UNHCR në llogarinë e saj në Twitter.
“Ata që kanë qenë në kontakt të fundit supozojnë se janë të gjithë të vdekur”, ka thënë agjencia.