Tahir Batatina ka dy fjalë për Agim Ademin dhe Ilir Krasniqin 

Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, është krenar me futbollistin e tij, Ilir Krasniqi.

Batatina ka edhe dy fjalë për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

“Ilir Krasniqi pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2022 në Superligën e Kosovës.

Kënaqësi e imja si trajner dhe e Presidentit të klubit që lojtari ynë arrin suksesin e radhës në vazhdimësi dhe se Iliri na dëshmoi edhe njëherë tjetër se suksesi arrihet vetëm me punë dhe angazhim maksimal.

Përgëzoj Federatën e Futbollit e Kosovës me në krye Presidentin z. Agim Ademi për organizimin fantastik të ceremonisë.

Po ashtu nder dhe kënaqësi e veçantë të takonim figura të rëndësishme si Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama e zv.ministren e Sportit, znj. Daulina Osmani.

Bashkë për futbollin, për sportin më të bukur dhe më atraktiv në botë”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​UNHCR: Dyshohet se të paktën 180 anëtarë Rohingya kanë humbur jetën në det

Story i radhës

Krishtlindje në varfëri, familja Kapaj nga Vlora kërkon një strehë të sigurtë

Të fundit nga