Ministri Krasniqi reagon dhe e quan racizëm largimin e dhunshëm të vajzës së mitur nga kafiteria

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi u publikua një video kur një vajzë nga komunitet shkon për të kërkuar lëmoshë te ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve, të dielën erdhi edhe ai i ministrit nga komunitet, Elbert Krasniqi, i cili veprimin e quajti si racizëm.

“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tone”, ka thënë ai.

Story i mëparshëm

“SHBA, BE dhe NATO pranga kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq”

Story i radhës

​UNHCR: Dyshohet se të paktën 180 anëtarë Rohingya kanë humbur jetën në det

Të fundit nga