une nuk rash ne dashuri indri flet hapur kam bere nje gabim te madh 6a1d8f83505d1

“Unë nuk rash në dashuri”, Indri flet hapur: Kam bërë një gabim të madh

June 1, 2026
min lexim

Aktori Indri Shiroka ka qenë i ftuar në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus, ku ka folur për përjetimet e tij pas largimit nga reality show “Ferma VIP”, si edhe për marrëdhënien e tij me Vanesën.

Ai është shprehur se periudha pas daljes nga formati ka qenë e vështirë për t’u përshtatur: “Nuk është i thjeshtë kalimi nga gjithë ai presion në reality show në jetën normale. Ndonjëherë jam konfuz, por në përgjithësi jam i qetë. Kam ardhur për të takuar djalin tim dhe do rri disa ditë me të.”

Duke folur për raportin me Vanesën, Shiroka tha se i ka dërguar një mesazh dhe pret përgjigje prej saj.

“I kam shkruar një mesazh Vanesës. I thash që kam shumë qef ta takoj. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë besoj që meritoj një përgjigje. Të gjithë meritojnë një përgjigje, i pëlqen apo jo është punë tjetër. Pas gjithë pluhurit që është ngritur pas ngjarjes sonë, mendoj që gjëja minimale është të ulemi privatisht në një tavolinë dhe të flasim.”

Ai shtoi gjithashtu: “Vanesa nuk është ndjerë mirë dhe mua më vjen keq. Por fakti që unë kam vendosur ta bëj publike fundin e historisë ka patur një arsye shumë konkrete, sepse ajo histori ka nisur para kamerave dhe ka patur atë kontekst. Unë nuk kisha më ndjesi dhe nuk e dija kur do dilja, prandaj më duket normale ajo letër.”

I pyetur nëse do të ndryshonte diçka në sjelljen e tij, aktori u shpreh: “Kam bërë vetëm një gabim që duhet t’i kisha thirrur trurit. Kur më pyeti Arbana për pëlqimin për Klevisën, kam bërë një gabim të madh. Kam thënë të vërtetën sepse vërtetë ndjeja një tërheqje, por jo gjithmonë sinqeriteti ja vlen.”

Ai shtoi se diferencat emocionale kanë ndikuar në raportin me Vanesën: “Siç e kam shkruar te letra një nga arsyet ka qenë diferenca në emocione. Vanesa ka qenë vërtetë shumë e përfshirë. Unë nuk kam rënë në dashuri. Vetëm i kam dhënë një shans vetes, që mund të arrija edhe unë në atë nivel përfshirje, por nuk arrita.”

Duke reflektuar mbi largimin e Vanesës, Shiroka tha: “Është shumë e justifikueshme ajo që unë ndjeva kur doli Vanesa. Kur ajo nuk ishte me mua 24 orë atëherë e kuptoja veten time.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

putin urdheron qeverine ruse te monitoroje vazhdimisht zhvillimin e zones arktike te rusise 6a1d8eb100e74
Lajmi i mëparshëm

Putin urdhëron qeverinë ruse të monitorojë vazhdimisht zhvillimin e zonës arktike të Rusisë

gashi takon homologun maltez ne fokus integrimi evropian dhe bashkepunimi parlamentar 6a1d922218390
Lajmi i radhës

Gashi takon homologun maltez, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi parlamentar

Të fundit nga

ShkoLartë