gashi takon homologun maltez ne fokus integrimi evropian dhe bashkepunimi parlamentar 6a1d922218390

Gashi takon homologun maltez, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi parlamentar

June 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Maltës, z. Angelo Farrugia.
“Vlerësuam marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona dhe shprehëm gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit evropian.
Adresova sfidat dhe prioritetin strategjik të vendit tonë drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se përvoja e Maltës si shtet anëtar i BE-së mbetet veçanërisht e vlefshme për rrugën tonë reformuese.
Shqyrtuam mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit multilateral në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u pajtuam se diplomacia parlamentare dhe forumet ndërkombëtare, si Sesioni i 14-të Plenar i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, përbëjnë instrumente të rëndësishme për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

une nuk rash ne dashuri indri flet hapur kam bere nje gabim te madh 6a1d8f83505d1
Lajmi i mëparshëm

“Unë nuk rash në dashuri”, Indri flet hapur: Kam bërë një gabim të madh

georgievski pse shkaterrimet e ushtrise jugosllave apj po fshihen ende ata i moren armet tona per shume gjera heshtet 6a1d936e0031b
Lajmi i radhës

Georgievski: Pse shkatërrimet e Ushtrisë Jugosllave (APJ) po fshihen ende? Ata i morën armët tona, për shumë gjëra heshtet!

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë