Ulpiana dhe Malisheva do të luajnë në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi“ me fillim nga ora 13:00.
Malisheva e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1, teksa këtë formë të mirë do të synojë që ta vazhdojë edhe ndaj skuadrës së Ulpianës.
Ulpiana nuk din për fitore në pesë ndeshjet e fundit, me tri humbje dhe dy barazime.
Klubi nga Lipjani do të synojë që të nxjerrë një rezultat pozitiv ndaj Malishevës, në mënyrë që të largohet edhe nga zona e rrezikshme.