Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë. 

Në një rast në Kamenicë është arrestuar një person pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Kamenicë, 09.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë. 

Në Malishevë janë arrestuar dy persona, burrë dhe grua, pasi shkaktuan dhunë psikike tek babi përkatësisht vjehrri i të dyshuarve. 

“Malishevë 18.02.2022-09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një  mashkull dhe një femër  kosovar (qift bashkëshortor) nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj babait, viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet më tutje në njoftim. 

Edhe në Gjakovë u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij. 

“Gjakovë, 17.02.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Ndërkaq në një rast tjetër në Malishevë, dy persona pasi e kanosën njëjti tjetrin.

“Malishevë 16.02.2022-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër  kosovar-e pasi që e dyshuara fillimisht ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari e më pas i dyshuari ka raportuar se e dyshuara ka shkuar tek banesa e tij dhe ja ka goditur derën me këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të cilësohet si më lartë dhe të dy palët të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e policisë. 

 Në Malishevë poashtu u arrestua një person pasi i ka bërë vazhdimisht presion psikik resë së tij. Ai me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

“Malishevë, 18.02.2022-17:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka presion psikik nga i dyshuari mashkull  kosovar  (vjehrri i saj). I Dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Vushtrri u arrestua një person pasi ushtroi dhunë psikike ndaj vajzës së tij

“Vushtrri 18.02.2022-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

Edhe në Skenderaj u arrestua një person pasi e kanosi ish-gruan e tij. 

“Skenderaj, 18.02.2022-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare,  e cila ka edhe urdhër mbrojtës nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkia e Shkodrës e kontrolluar nga Rama dhe Doshi? Lulzim Basha: Votoni Xhemal Bushatin dhe jo modelin e Inceneratorëve!

Story i radhës

Ulpiana gati, ky është formacioni

Të fundit nga