Zëvendës shefi i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko njoftoi se 7 civilë humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm të forcave ruse ndaj qytetit Kherson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Tymoshenko tha se në sulmin që ushtria ruse kreu në qendrën e qytetit Kherson humbën jetën 7 civilë ndërsa 58 të tjerë u plagosën, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përmes një deklarate nga llogaria e tij në rrjetet sociale, reagoi ndaj sulmit që forcat ruse kryen kundër qytetit Kherson.
Zelenskyy akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e civilëve në Ukrainë. “Khersoni, mëngjesin e së shtunës, një ditë para Krishtlindjeve, në mes të qytetit. Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është luftë sipas rregullave, ky është terror, është të trembësh dhe të vrasësh për kënaqësi”.