ukraina rrezon 33 mije drone ruse ne nje muaj 69f1288e9aa37

Ukraina rrëzon 33 mijë dronë rusë në një muaj

April 28, 2026
1 minut lexim

Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore në muajin mars kanë rrëzuar rreth 33 mijë dronë rusë, shifra më e lartë mujore që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022.

Ndërkohë, dronët ukrainas me rreze të gjatë, të prodhuar brenda vendit, kanë goditur për herë të tretë brenda pak javësh një rafineri nafte ruse dhe një terminal në Detin e Zi, raporton euronews.

Ukraina ka zhvilluar teknologji të avancuar të dronëve, e cila është treguar vendimtare në luftën kundër ushtrisë më të madhe ruse dhe ka tërhequr interes ushtarak global. Këta dronë interceptues tashmë po kërkohen edhe nga vende të Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik.

Ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov njoftoi se Ukraina po rrit furnizimet me dronë interceptues dhe ka krijuar një komandë të re brenda forcave ajrore për të forcuar mbrojtjen ajrore.

Po ashtu, Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e saj sulmuese, duke rritur distancën e goditjeve të thella nga rreth 630 km në deri në 1750 km pas vijave të armikut, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto kapacitete i kanë mundësuar Kievit të godasë rafineri dhe objekte energjetike ruse që financojnë luftën, përfshirë edhe sulmin e fundit në Tuapse, ku pretendohet se janë shkatërruar dhe dëmtuar depozita nafte, megjithëse këto nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia nga ana tjetër tha se ka rrëzuar 186 dronë ukrainas gjatë një nate mbi disa rajone dhe territore të kontrolluara prej saj.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb deklaroi se, duke marrë parasysh kërcënimin rus ndaj Evropës, kontinentit mund t’i nevojitet Ukraina më shumë sesa e kundërta, duke theksuar forcimin e ushtrisë ukrainase.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

opozita kerkon mbledhje urgjente me ministrin ferit
Lajmi i mëparshëm

Opozita kërkon mbledhje urgjente me ministrin Ferit Hoxha

barry keoghan flet per here te pare per akuzat e tradhtise ndaj sabrina carpenter 69f129f0c13a6
Lajmi i radhës

Barry Keoghan flet për herë të parë për akuzat e tradhtisë ndaj Sabrina Carpenter

Të fundit nga

ShkoLartë