barry keoghan flet per here te pare per akuzat e tradhtise ndaj sabrina carpenter 69f129f0c13a6

Barry Keoghan flet për herë të parë për akuzat e tradhtisë ndaj Sabrina Carpenter

April 28, 2026
1 minut lexim

Barry Keoghan ka folur hapur për herë të parë mbi thashethemet që e kanë ndjekur për tradhti gjatë lidhjes së tij me Sabrina Carpenter, duke lënë të kuptohet se kjo narrativë ka ndikuar edhe në tërheqjen e tij nga vëmendja publike.

Në një episod të fundit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, të drejtuar nga Benny Blanco dhe ku ishin të ftuar edhe Lil Dicky dhe Kristin Batalucco, aktori irlandez foli për herë të parë mbi situatën që rrethoi ndarjen e tij nga këngëtarja në fund të vitit 2024.

Keoghan tha se për një kohë të gjatë ka qëndruar i heshtur, duke mos komentuar publikisht për një “narrativë që nuk ishte e vërtetë”, por që sipas tij u përhap dhe u amplifikua në media dhe rrjete sociale. “Nuk u konfirmua kurrë nga unë, por unë thjesht u zhduka,” u shpreh ai, duke nënvizuar se presioni publik e detyroi të tërhiqej nga spotlight-i.

Kur u pyet drejtpërdrejt për thashethemet e tradhtisë, Keoghan i quajti ato të pavërteta, duke shtuar se nuk dëshiron të përfshijë persona të tjerë në këtë histori.

Ai theksoi se marrëdhëniet në sytë e publikut bëhen shumë më të komplikuara, pasi çdo detaj mund të zmadhohet dhe interpretohet gabim.

Deklaratat e tij kanë rindezur diskutimet në rrjete sociale mbi ndarjen e çiftit dhe presionin që vjen nga fama, sidomos kur jeta private bëhet objekt spekulimesh publike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ukraina rrezon 33 mije drone ruse ne nje muaj 69f1288e9aa37
Lajmi i mëparshëm

Ukraina rrëzon 33 mijë dronë rusë në një muaj

kosova shkon serish ne zgjedhje deshton zgjedhja e presidentit 69f12fa1248ca
Lajmi i radhës

Kosova shkon sërish në zgjedhje, dështon zgjedhja e Presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë