Ukraina po i afrohet rimarrjes së qytetit kyç të Kreminës në Luhansk

Luftimet të rrepta dhe me një ritmëm të plotë po vazhdojnë nën Ukrainën lindore.

Tani ushtarët e Zelenskyt mund të jenë gati të depërtojnë linjat e mbrojtjes ruse në një qytet me rëndësi strategjike.
Rusët janë të vetëdijshëm se, nëse humbasin Kreminën, e gjithë linja e mbrojtjes do të bjerë, shkruan guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai thotë se nuk është e vërtetë që qyteti tashmë është çliruar, por konfirmon se luftimet po zhvillohen shumë afër qytetit.
Komanda ruse në Kreminna thuhet se tashmë është evakuuar në Rubizhne, rreth 15 kilometra në jug të vijës së frontit, pas presionit të fortë nga ushtria ukrainase.

Nëse forcat ukrainase arrijnë me rimarrë Kreminna dhe Svatove, kjo mund t’u hapë rrugën për të filluar një ofensivë zjetër kundër Sievierodonetsk dhe Lysychansk. Këto janë dy qytete që Ukraina humbi nga forcat pushtuese ruse në fillim të kësaj vere.

Tani artileria ukrainase, e mbështetur nga tanke, avionë dhe forca tokësore, po shtyn dhe po shtypë mbrojtjen ruse rreth qytetit.
“Trupat pushtuese ruse arritën të ndërtonin një mbrojtje shumë të fuqishme brenda një muaji. Ata sjellin atje një sasi të madhe rezervash dhe pajisjesh. Ata vazhdimisht po rinovojnë forcat e tyre luftarake”, shkruan guvernatori, sipas The Guardian.

Dt:28.12.2022
H.Rafuna

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përse njerëzit kur plaken e kanë të vështirë të flenë gjumë

Story i radhës

Një lokal në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët

Të fundit nga