Përse njerëzit kur plaken e kanë të vështirë të flenë gjumë

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht me plakjen, mund të mendoni se të moshuarit thjesht kanë nevojë për më pak gjumë.

Por ky është vetëm një mit! Të moshuarit kanë nevojë për gjumë po aq sa të rinjtë edhe pse mund të jetë më e vështirë të arrihet.

Ju njohim me disa arsye se pse mund të jetë e vështirë të flini ose të qëndroni në gjumë gjatë gjithë natës.Keni probleme të caktuara shëndetësore

Shumë çrregullime shëndetësore duke përfshirë urthin, artritin, problemet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive, mund ta bëjnë më të vështirë gjumin gjatë natës. Gjithashtu çrregullimet e gjumit, të tilla si apnea e gjumit, por edhe menopauza, mund ta vështirësojë për këdo këtë proçes.

Urinoni shpesh gjatë natësKjo mund të jetë për shkak të prostatës së zmadhuar, të cilën ka më shumë të ngjarë ta përjetoni me kalimin e moshës ose mund të jetë rezultat i ilaçeve. Për shembull, nëse merrni një diuretik për presionin e gjakut, mund t’ju duhet të urinoni më shpesh. Pavarësisht nga shkaku, vizitat e shpeshta në banjë gjatë natës, ju prishin gjumin.

Mund të jetë për shkak të evolucionit

Shpesh, të moshuarit bien në gjumë herët dhe pastaj zgjohen në 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flenë më. “Ka disa specialistë që studiojnë teoritë e evolucionit dhe thonë se kjo është një mënyrë për të ruajtur specien njerëzore”, tregon Dr.Abhinav Singh nga Indiana. “Domethënë, njerëzit e rinj, të shëndetshëm dhe të fortë, qëndronin zgjuar deri vonë, për të ruajtur. Pastaj, në agim, kur edhe grabitqarët janë të lodhur, do t’ia dorëzonin radhën pleqve të fisit”, shpjegon Dr. Singh.

Po bëni më pak gjumë të thellë

Të moshuarit bëjnë më pak gjumë të thellë çdo natë, pra nuk ndryshon vetëm sasia e gjumit por edhe cilësia. “Ne ende nuk e dimë pse përqindja e tyre e gjumit të thellë zvogëlohet me kalimin e moshës”, thotë Dr. Singh.

Cikli juaj cirkadian ka ndryshuar

Çdo gjë në trupin tënd, funksion në një cikël 24-orësh, duke filluar që nga zakonet e të ngrënit, deri tek cikli gjumë-zgjim. Dhe me kalimin e moshës ndodh një zhvendosje natyrore cirkadiane. Melatonina, hormoni që shkakton ndjenjën e përgjumjes, prodhohet dhe çlirohet më herët në ciklin cirkadian të trupit. Gjithashtu kur plakeni, trupi juaj ka më pak melatoninë në përgjithësi. Për shembull nëse më parë flinit në orën 10:00, tani trupi juaj është gati për të rënë në gjumë më herët. Kjo gjë ju bën të zgjoheni herët.

Si mund të përmirësoni sasinë dhe cilësinë e gjumit

Duke u konsultuar me mjekun, përpiquni të gjeni një orar të përshtatshëm gjatë ditës, për të marrë ilaçet që ju shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Mos konsumoni pije gjatë orëve të mbrëmjes, që të shmangni urinimin gjatë natës. Gjithashtu evitoni konsumin e pijeve energjike gjatë orëve të pasdites. Përshtatni ambientin e fjetjes për një gjumë më të rehatshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Boiken Abazi: Lumir Abdixhiku pavetëdijshëm i kontribon përçarjes mes shqiptarëve

Story i radhës

Ukraina po i afrohet rimarrjes së qytetit kyç të Kreminës në Luhansk

Të fundit nga