​Ukraina paraqet tetë raste të tjera për krime lufte kundër Rusisë

June 8, 2022
1 minut lexim

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova thotë se ka paraqitur tetë raste të tjera në gjykatë, përveç tre dënimeve të gjata të dhëna tashmë për trupat ruse.

“Një ushtar 21-vjeçar, Vadim Shishimarin u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur, ndërsa Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov morën më shumë se 11 vjet secili”, shkruan BBC.

Prokurorja ukrainase ka thënë se janë duke hetuar më shumë se 16 mijë krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.

“Ne po flasim për njerëz që nuk erdhën vetëm si luftëtarë ushtarakë… por erdhën edhe për të përdhunuar, vrarë civilë, plaçkitur, poshtëruar etj”, ka thënë ajo.

Moska ende mohon që trupat e saj të kenë shënjestruar civilët, ose të kenë kryer ndonjë krim lufte, që kur filloi i ashtuquajturi “operacion special ushtarak”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bellingham frikëson tifozët

Story i radhës

Millosheviqi e humbi Kosovën me luftë, mirëpo Vuçiqi me Ballkanin e hapur, ia mori Ramës Shqipërinë.

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë