Bellingham frikëson tifozët

Një barazim, fryt i golave në pjesën e dytë të Hofmann dhe Kane. Ky ka qenë rezultati i sfidës së Nations League mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes ka qenë lojtari i Anglisë, Jude Bellingham, i riu i talentuar që luan me Borussia Dortmund.

Futbollisti ka qenë protagonist i një episodi të çuditshëm në fundin e ndeshjes. Edhe pse takimi nuk është ndërprerë, janë të shumtë ata që kanë vënë re momentin kur ai është ndier keq në fushë.

I aktivizuar në minutën e 14-të në vend të Phillips, Bellingham ka dhënë maksimumin e tij. Ndoshta më shumë se duhet. Në fakt, në minutat shtesë duket se ka paguar pasojat.

Pas rikuperimit të radhës në mbrojtjes, anglezi, i përkulur pak jashtë zonës së rreptësisë, nuk ka arritur të përmbahet dhe ka vjellë në fushë.

Shokët e tij të skuadrës dhe kundërshtarët kanë vazhduar normalisht lojën, por disa spektatorë e kanë vënë re atë që ka ndodhur dhe e kanë publikuar momentin në rrjetet sociale.

Pikërisht në Twitter kanë qenë të shumtë ata që janë frikësuar sepse, sipas disave, nuk është hera e parë që Bellingham është ndier keq. Gjithsesi, duket se lojtari është mirë tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Broja tregon bisedën me Rejën

Story i radhës

​Ukraina paraqet tetë raste të tjera për krime lufte kundër Rusisë

Të fundit nga